Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Pulat groposen në Shijak, rrezik dhe në Lushnje, ngordhin 60 krerë

22 Mars 2022, 10:42 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Pulat groposen në Shijak, rrezik dhe në

SHQIPËRI- Gripi i pulave duket se përhapet me shpejtësi kudo! Pas Durrësit, dyshimet se ky grip ka mbërritur dhe në fermat e Divjakës dhe Lushnjes kanë shkaktuar alarm në vendin tonë. Që dje, në mbrëmje nisi groposja e pulave në Shijak, duke asgjesuar të gjithë krerët në disa ferma të zonës, ndërkohë që procesi vazhdon edhe sot.

Pulat e ngordhura nxirren me kamion, e më pas dërgohen ne vendn e caktuar për t’u groposur, ndërkohë që kanë ndenjur për thuajse 3 ditë në qiell të hapur duke u rrezikuar shëndetin punonjësve dhe qytetarëve të zonës. Kjo pasi virusi nuk transmetohet përmes ushqimit, por përmes kontraktit nga shpendi tek njerëzit. Por deri më tani nuk ka asnjë sinjal dhe asnjë denoncim se ndonjë qytetar është infektuar. Mirëpo duket se Durrësi nuk është vatra e vetme e infeksionit.

Sot në mëngjes, janë gjetur të ngordhur edhe pelikanë të egër në zonën e Prespës, ndërsa ngordhje ka pasur edhe në zonat e fermave në Divjakë e Lushnje, ku vetëm sot kanë ngordhur të paktën 60 pula fshati dhe deti. Megjithatë për këto të fundit nuk ka asnjë njoftim zyrtar se bëhet fjalë për gripin e shpendëve, por analizat janë marrë për të mësuar si qëndron e vërteta. Deri më tani shkuar në 320 mijë në total numri i pulave të ngordhura në javët e fundit në Durrës, por të burime nga terreni për Dosja.al bëjnë me dije se shifra shkon deri në 1 milionë shpendë.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj kompanive që operojnë si dhe institucioneve shtetërore me dyshimet se nuk janë respektuar rregullat për karantinimin, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi duke pretenduar se vetë i ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Edhe pse në media prej kohësh “ulëritej” për fenomenin që denoncohej prej kohësh edhe nga ekspertë të fushës, të cilët ngrinin shqetësimin e riskut paas shtegëtimeve të shpendëve migratorë. Megjithatë duket se të gjitha kërkesat shkuan në vesh të shurdhër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Gripi i shpendëve, Gjeci: 340 mijë shpendë të ngordhur, po vijon procesi i groposjes

‘Jemi vënë në alarm’/ 4 pelikanë të ngordhur në Prespë, Ardian Koci: Deri tani s’kemi

Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura groposen në Shijak, qytetari: Më kanë vjedhur tokën

Gripi i shpendëve/ Drejtori i Shërbimit veterinar në Korçë: Nuk kemi vatra, kemi marrë masa

Grip i shpendëve edhe në Lushnje? Ngordhin 60 pula në një fermë në Grabian

Konfirmohet gripi i shpendëve në zonën e Prespës, çifti i pelikanëve rezulton i infektuar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres gripi i shpendeve ne shqiperi durres gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll