Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura groposen në Shijak, qytetari: Më kanë vjedhur tokën

22 Mars 2022, 13:18 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura groposen në Shijak, qytetari:

DURRËS– Shijaku është zgjedhur si vendi për të groposur pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve. Report Tv ka sjellë pamje nga vendi ku po groposen, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga sa shihet me sy të lirë, por që ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti. Përfaqësuesit e Ministrisë dhe ekspertë të veterinaries, kanë dhënë detaje lidhur me procedurat.

“Jo, kemi përzgjedhur tokën. Dje kemi mbyllur gropën e parë, sot të dytë, jemi në pritje. Në këtë lloj madhësie është hera a parë, por është sëmundje e rrezikshme për kafshët, vendi do rreshtohet që të mos lejohet asnjë kafshë dhe as nga njerëzit. Këtu ka përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, e Mjedisit, AKU, veterinarisë dhe pushteti vendor,”– tha përfaqësuesi i veterinarisë.

Mirëpo një qytetar ka deklaruar se kjo tokë është e tija dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar për t’i marrë leje apo për ta njoftuar paraprakisht se çfarë do të ndodhte

“Janë në tokën time, kanë ardhur mbrëmë dhe e kanë bërë si hajdutët, kriminelët, unë sjell e gjatë te toka, ku do të jetojmë ne. Kjo i përket pushtetit të Shijakut, s’më kanë kontaktuar,“- tha Nuri Domi.

LAJMI KRYESOR: Gripi i shpendëve/ Pulat groposen në Shijak, rrezik dhe në Lushnje, ngordhin 60 krerë

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi shijak gripi i shpendeve ne shqiperi shijak

Sondazh

Poll