Aktualitet

‘Jemi vënë në alarm’/ 4 pelikanë të ngordhur në Prespë, Ardian Koci: Deri tani s’kemi

22 Mars 2022, 13:06 Nga DOSJA
‘Jemi vënë në alarm’/ 4 pelikanë të

DIVJAKË- Drejtori i Parkut të Divjakës, Ardian Koci është shprehur se deri më tani në parkun e Karavastasë, nuk ka shpendë të prekur nga gripi që ka shkaktuar ngordhjen e milionave krerëve pula në Durrës. Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se deri më tani nuk kanë konstatuar pelikanë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve në Karavasta.

“Jemi vënë në alarm që para 20 ditësh. Pikënisja ka qenë një email nga Shoqata greke për ruajtjen e Prespës. Arriti mesazhi se analizat kanë nxjerrë H5N1. Ne shtuam survejimin në ishullin e pelikanëve dhe në sipërfaqe të tjera ujore. Shikuam nëse ka pelikanë të ngordhur. Shpjegohet se kush është rreziku i shpendëve, shenjat e shpendëve të sëmurë. Në parkun e Divjakës, momentalisht situata është e qëndrueshme duket se nuk ka shpendë të prekur. Nuk kemi konstatuar shpendë të ngordhur në lagunat tona. E njëjta situatë raportohet edhe në Shkodër. Duke mos pasur kontakte me kolonitë reduktohet rreziku. Jemi në kontakt me autoritet e veterinarisë,”-tha Koçi.

LAJMI KRYESOR: Gripi i shpendëve/ Pulat groposen në Shijak, rrezik dhe në Lushnje, ngordhin 60 krerë

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian koci gripi i shpendeve ne shqiperi ardian koci gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll