Aktualitet

Pas Shëngjinit, tërhiqet deti në Vlorë! Drejtori i turizmit: Ndodh pas tërheqjes së hënës

22 Mars 2022, 13:27 Nga DOSJA
Pas Shëngjinit, tërhiqet deti në Vlorë! Drejtori i turizmit:

VLORË– Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Panorama ka siguruar pamjet e tërheqjes së detit, që ka tërhequr vëmendjen e vlonjatëve dhe vizitorëve në qytetin jugor. Në video shihen varkat e peshkatarëve në rërë, që supozohen të ishin brenda ujit, të cilat janë disa metra larg detit pas baticës.

I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në bregdetin e Shëngjinit. Prej 5 ditësh, deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit, duke bërë që lokalet dhe objekte të tjera që ishin të ngritura mbi ujë të dalin zbuluar në sipërfaqe.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë thotë se një fenomen i tillë ndodh si pasojë e tërheqjes magnetike nga hëna.

“Fenomeni i tillë ndodh si pasojë e ndikimit të tërheqjes së hënës, niveli i ujit në oqeane pëson lëkundje periodike. Periudha e këtyre lëkundjeve është pak më e madhe ose më e vogël se njëzet e katër orë. Gjatë kësaj periudhe, niveli i ujit në det dy herë ngrihet pakëz dhe dy herë ulet. Me një fjalë, fenomeni i baticave e i zbaticave është shumë i ndërlikuar. Meqenëse, përveç hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmet dhe në radhë të parë lëvizja e diellit ndikim të madh ka në pranverë”, thotë Xhani.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet deti terhiqet deti terhiqet deti ne vlore vlore deti terhiqet deti terhiqet deti ne vlore vlore

Sondazh

Poll