Aktualitet

I shpallur në kërkim, arrestohet turku në Qafë Thanë (EMRI)

22 Mars 2022, 12:46 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim, arrestohet turku në Qafë Thanë

TIRANË– Një shtetas turk është arrestuar në Qafë Thanë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga përfundoi Zuhtu Akkaya, i dënuar me 19 vjet burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”. 45-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Turqisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, Turqi dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga 45-vjeçari i dënuar me 19 vjet burg, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Turqisë të shtetasit Zuhtu Akkaya, 45 vjeç, banues në Izmir, Turqi. Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Lartë Kriminale Izmir, Turqi, me vendimin e datës 13.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është dënuar me 19 vjet burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit/Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestim ne qafe thane qafe thane zuhtu akkaya arrestim arrestim ne qafe thane qafe thane zuhtu akkaya

Sondazh

Poll