Politike

Qeveria kthen sytë nga shqiptarët në Serbi e Mal të Zi, shuma e majme që u ka dhënë sot

10 Korrik 2019, 14:49 Nga DOSJA
Qeveria kthen sytë nga shqiptarët në Serbi e Mal të Zi,

TIRANË- Këshilli i Minsitrave në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mbështes Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe atë në Malin e Zi. Sipas vendimeve që ka marrë qeveria sot këto dy këshilla do të financohen me nga 25 000 euro.

Më tej në vendime thuhet se efekti financiar, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

VENDIMI 1

VENDIM PËR DHËNIE KONTRIBUTI FINANCIAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR NË SERBI, PËR VËNIEN NË FUNKSION TË QENDRËS KULTURORE (MULTIFUNKSIONALE) TË KËTIJ KËSHILLI NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e kontributit financiar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në komunën e Bujanocit.

Efekti financiar, prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) eurosh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIMI 2

VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI, PËR MBËSHTETJEN E FUNKSIONIMIT TË KËTIJ KËSHILLI DHE TË ZYRËS KOORDINUESE TË TIJ NË PLAVË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e ndihmës financiare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Shpenzime diplomatike jashtë shtetit”, në zërin 605, “Kuota ndërkombëtare”, i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) eurosh, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Qeveria ka miratuar sot disa vendime të rëndësishme. Me firmën e Ramës sot janë dhënë 50 mijë euro për shqiptarët në Malin e Zi dhe në Serbi. Po ashtu është miratuar dhe mbrojtja e godinave të SPAK dhe BKH, si dhe e familjarëve të prokurorëve. Po ashtu është rritur dhe numri i vendeve të lira në administratë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike financimi i shqiptareve mbledhja e qeverise 10 korrik 2019 shqiptaret ne malin e zi shqiptaret ne serbi vendimi i qeverise financimi i shqiptareve mbledhja e qeverise 10 korrik 2019 shqiptaret ne malin e zi shqiptaret ne serbi vendimi i qeverise

Sondazh

Poll