Politike

Më shumë vota se votues, Ademi letër-KQZ-së: Dua filmimet e çdo QV-je, brenda 10 ditësh

10 Korrik 2019, 10:39 Nga DOSJA
Më shumë vota se votues, Ademi letër-KQZ-së: Dua filmimet e

SHKODËR – Kryebashkiakja në largim e Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një letër KQZ-së ku kërkon prej tyre filmimet e çdo kamere të çdo qendre votimi për të riparë numërimin e votave që është bërë.

Ademi bazohet në raportin paraprak të KQZ-së, ku ka pasur mospërputhej mes numrit të votuesve dhe votave të publikuara dhe shkruan se ka të drejtë të informohet.

Kryebashkiakja e Shkodrës thekson më tej se këto informacione i kërkon brenda 10 ditëve, pasi si një qytetare e Bashkisë së Shkodrës ak të drejtë të informohet.

Letra e Voltana Ademit

KËRKESË PËR INFORMACION DREJTUAR KOMISIONI QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Kërkesë për Informacion

Lënda: Kërkesë për informacion lidhur me materitalet zgjedhore të votimeve të 30 qershorit 2019

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

z, Bledar SKËNDERI

Të nderuar,

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka nxjerrë akoma edhe sot. më datë 10 korrik 2019 të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave për Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) në territorin e Bashkisë Shkodër, përkatësisht në ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.

Referuar tabelës së publikuar në faqen zyrtare ëeb të KQZ http://cec.org.al/ëp-content/uploads/2019/07/Pjesemarrja_-ora-19-00.pdf, rezulton se në Bashkinë Shkodër kanë marrë pjesë në votim më 30 Qershor, 15913 votues. Referuar përsëri të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ http://cec.org.al/informacion_paraprak_2019rezulton se numri i votuesve të kandidatit të vetëm është 16534. Sikurse shihet ka një mospërputhje prej 621 votuesish për kandidatin më shumë se sa vetë pjesëmarrja në total e votuesve!!!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti ashtu sikurse rezulton sot.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga KQZ që publikut, çdo qytetari të Shkodrës t’i mohohet e drejta për t’u njohur me rezultatet e pjesëmarrjes për çdo qendër votimi, sipas Zonave të Administrimit Zgjedhor, të dhëna që, të përditësuara orë pas orë, duhej të ishin publike.

Unë ju drejtohem si qytetare e Bashkisë së Shkodrës, e cila ka përgjegjësinë, njëkohësisht, të drejtimit dhe administrimit të kësaj Bashkie.

Në mbështetje të neneve 4, 5, 6 e vijuese të Kodit të Procedurave Administrative, neneve 3 dhe 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, që nuk i trajton dokumentet e procesit zgjedhor si “sekret shtetëror” dhe transparencën e ka element kyç për një proces të rregullt zgjedhor,

KËRKOJ:

Të më vihen në dispozicion, në kohë sa më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se afati ligjor 10 ditor, dokumentacioni dhe materialet zgjedhore si më poshtë:

Kërkesa për informacion bazohet në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Lutemi të më njoftoni nëse për marrjen e informacionit në formatin e vlerësuar si të përshtatshëm nga ana juaj, duhet të parapaguhet tarifa e shërbimit, duke caktuar edhe vlerën totale të saj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mbetem në pritje të përgjigjes tuaj,

Me respekt

Voltana Ademi

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit bazuar në deklaratat e bëra nga KQZ-ja në lidhje me numrin e votuesve dhe votat ka pasur një mospërputhje. KQZ-ja ka deklaruar se ato të dhëna kanë qenë paraprake, por deri më tani nuk ka ende një tabelë zyrtare të numrit të personave që votuan dhe votave.

Ademi dhe të gjithë kryebashkiakët e djathtë janë shprehur se nuk i lirojnë zyrat pasi nuk I njohin zgjedhjet e 30 qershorit ku garoi vetëm Partia Socialiste. Ajo madje dërgoi një letër drejt ndërkombëtarëve, të cilëve u kërkoi krijimin e një komisioni Evropian Administrimi si në vitin 1913, pasi vetëm atëherë do e lëshojë postin. 

Sattler, përfaqësues i shtetit austriak në Shqipëri iu përgjigj kësaj kërkese duke theskuar se Shqipëria s’është e vitit 1913.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ademi leter kqz kqz voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit ademi leter kqz kqz voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll