Politike

Bindja Demokratike kërkon hapjen e kutive, Biba: Eeee di sa kemi parë ne kështu… pse s’shkuat në gjykatë

10 Korrik 2019, 09:57 Nga DOSJA
Bindja Demokratike kërkon hapjen e kutive, Biba: Eeee di sa kemi parë

Tiranë- KQZ shqyrton ankimimet e Bindjes Demokratike. Në mbledhjen e sotme Bindja Demokratike kërkon që të hapen kutitë në disa bashki pasi   kanë dyshime se kanë votuar më shumë shqiptarë seç kanë qenë të pranishëm në vend. Sipas Topollajt, duhen bërë verifikime në sistemin TIMS, pasi shumë shqiptarë që nuk kanë qenë në atdhe kanë rezultuar si votues.

Në debat e sipër Biba shprehet ndaj Topollajt se pse këtë dhe shumë ankesa të tjera nuk i kanë ankimuar në gjykatë.

DEBATI: 

Topollaj: Të hapen të gjitha materialet zgjedhore në kuti, mes votave dhe atyre qytetarëve që rezultojnë në lista që kanë votuar.Nuk lejuat që Bindja Demokratike të kishte komisionerë.

Biba: Na jepni renditjen.

Topollaj: Ku keni zgjedhur që t’i administroni vetëm me parinë tuaj këto zgjedhje, edhe PD nuk pati komisionerë.

Bledar Skënderi: Ishit krijuar ju 90 ditë para zgjedhjeve?

Topollaj: Ç’lidhje ka kjo? Nga vendimmarrja e KQZ ne dolën të pakënaqur.

Biba: Pse nuk e ankimuar të gjykatë?  E di sa kemi parë ne kështu, ne kemi parë shumë.

Topollaj: Ne i kemi ankimuar të gjitha qendrat administrative. Gjetjet e vëzhguesve tanë janë bërë pas mbylljeve të kutive të votimit. Kur ta bënin ankimimin?

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike kërkon hapjen e kutive denat biba fabian topollaj bindja demokratike kërkon hapjen e kutive denat biba fabian topollaj

Sondazh

Poll