Politike

Pesë vite në krye të Bibliotekës Kombëtare, shkarkohet Persida Asllani

10 Korrik 2019, 13:57 Nga DOSJA
Pesë vite në krye të Bibliotekës Kombëtare, shkarkohet

TIRANË– Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Lirimi i saj nga detyra është vendosur gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave me propozimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Asllani u emërua në detyrë në gusht të vitit 2014 në vend të Aurel Plasarit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të saj.

V E N D I M
PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ BIBLIOTEKËS KOMBЁTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërkohë ditën e sotme u lirua nga detyra edhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, i cili ishte emëruar prej vetëm 3 muajsh. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bibloteka kombetare persida asllani shkarkohet persida asllani bibloteka kombetare persida asllani shkarkohet persida asllani

Sondazh

Poll