Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Kryemadhi bën lëvizjen e papritur, takim me ambasadoren e OSBE, Audrey Glover

10 Korrik 2019, 13:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit/ Kryemadhi bën lëvizjen e papritur, takim me

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover.

Mësohet se gjatë takimit Kryemadhi do i paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria  më 30 qershor.

“Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takohet me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Kryemadhi do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria  më 30 qershor”-njofton zyra e shtypit të LSI-së.

Ndërkohë, një ditë më parë shefja e OSBE/ ODIHR takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, por nuk u dhanë detaje për atë se çfarë diskutuan në selinë e PD-së.

Shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover kryemadhi takim me ambasadorene osbe monika kryemadhi zgjedhjet e 30 qershorit audrey glover kryemadhi takim me ambasadorene osbe monika kryemadhi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll