Politike

PD bën lëvizjen e radhës për ‘30 qershorin’: Padi kundër komisionerëve, të verifikohet edhe TIMS

10 Korrik 2019, 14:07 Nga DOSJA
PD bën lëvizjen e radhës për ‘30 qershorin’:

KUKËS- Partia Demorkatike e Degës Kukës ka bërë një lëvizje të fortë sot duke bërë një padi penale kundër komisionerëvëe që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas padisë së PD-së së Kukësit, janë 14 komisioner të qedrave të votimit, pasi akuzohen se kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019”, thuhet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

Komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës paditen për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor.

Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit. Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

Ndër faktet e përmendura në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës. Në Nenin 326  të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.

(A.B. Dojsa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike padia kunder komisionereve parregullsite ne zgjedhje partia demokratike pd dega kukes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 padia kunder komisionereve parregullsite ne zgjedhje partia demokratike pd dega kukes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll