Politike

Përgjimet e Zaev/ Vasili: Copëtimi i Kosovës duhet ndaluar, plani mbështetet nga Rama

10 Korrik 2019, 10:06 Nga DOSJA
Përgjimet e Zaev/ Vasili: Copëtimi i Kosovës duhet ndaluar, plani

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar një ditë pas publikimit të përgjimeve të Zaev, i cili ra pre e dy komikëve rusë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se plani i Kosovës që u zbulua nëpërmjet këty re përgjimeve ekziston vërtet dhe është një plan që mbështetet edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh më tej se Rama nuk e ka mbështetur ndonjëherë integrimin në BE dhe se ka parë gjithmonë interest e tij, dhe copëtimi i Koovës, sipas Vasilit është një prej tyre.

Pjesë nga fjala e Petrit Vasilit

Zaev dje ka bërë disa pohime tronditëse. Ai pohon se ky është një projekt me rrezikshmëri të jashtëzakonshme. Zaev konfirmon së dyti një fakt shumë të rëndësishëm .ai ka informuar Merkel, Pompeo dhe Pens për rrezikshmërinë e lartë të këtij projekti.

Ai pohon se ky projekt është në mëbshtetje të serbëve dhe turqëve. Rama ka qenë mbështetës i këtij projekti të rrezikshëm.

Qeveria deri ëm tani nuk ka një qëndrim zyrtar në ldihje me këtë çështje.

Ata kanë zgjedhur ta mbulojnë më heshtje dhe kanë menduar se projekti do të ecte përpara duke u sjellë fitime të mëdha.

Integrimi europian nuk është nuk ka qenë asnjëherë në prioritetet e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka pasur si qëllim që të na drejtojë nga lindja dhe jo nga perëndimi.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe në bisedë e sipër Zaev ka ‘shpalosur’ edhe planin e tij në lidhje me ndarjen e Kosovës. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndarja e kosoves pergjimet e zaev petrit vasili ndarja e kosoves pergjimet e zaev petrit vasili

Sondazh

Poll