Dje u vendos kryetari i komanduar i PD, lëvizja e PARË e Alibeajt, ku do shkojë sot
22 Mars 2022, 10:19Nga DOSJA
TIRANË– Sot, në orën 12.30, Enkelejd Alibeaj do të kryejë detyrën e tij të parë si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Alibeaj, i shoqëruar bashkë me deputetet Dhurata Çupi e Orjola Pampuri do të jenë për vizitë në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve për të uruar ditën e Novruzit.
Demokrati do të zëvendësojë Lulzim Bashën, i cili dje dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërsa koalicioni i Sali Berishës me LSI, “Shtëpia e lirisë”, fitoi Bashkinë e Shkodrës.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen. Ai tha se përpjekja e tij për...
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës vlen për ata që e njihnin si kryedemokrat, pasi pjesa tjetër e ka shkarkua...
TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës është një lojë e shëmtuar. I ftuar në e...
TIRANË– Pedagogu dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku është shprehur se ai që duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike është ish-kry...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, duhet që partia të bashkohet dhe të ...
TIRANË- Arben Ristani ka shpjeguar procesin e regjistrimit të statutit të Kuvendit të Sali Berishës, i cili ka ngecur dhe në kundërshtim me ligjin ende nuk...
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse Lulzim Basha rikandidon sërish për kryetar të PD-së. I ftuar në emision...