Politike

Përgjimet e Zaev/ Bumçi: Projekti për ndarjen e Kosovës ekziston, Rama e mbështet

10 Korrik 2019, 09:48 Nga DOSJA
Përgjimet e Zaev/ Bumçi: Projekti për ndarjen e Kosovës

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka reaguar ka reaguar një ditë pas publikimit të përgjimeve të Zaev, i cili ra pre e dy komikëve rusë.

Ai u shpreh se projekti për ndarjen e Kosovës ekziston vërtetë dhe se kjo gjë u shërben interesave serbe dhe ruse. Në një deklaratë për mediat, Bumçi u shpreh se kryeministri Edi Rama e mbështet këtë projekt dhe nuk është distancuar.

Ish-deputeti theksoi më tej se edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim dhe se ata janë pro ndarjes së shtetit të Kosovës.

Në fund ish-deputeti theksoi se fati i vendit tonë ka mbetur në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm. Ai u bëri gjithashtu thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian.

Deklarata e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE  që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe në bisedë e sipër Zaev ka ‘shpalosur’ edhe planin e tij në lidhje me ndarjen e Kosovës. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aldo bumci edi rama projekti për ndarjen e kosovës aldo bumci edi rama projekti për ndarjen e kosovës

Sondazh

Poll