Aktualitet

Basha dha dorëheqjen! Spaho: Hileqar dhe i pabesë deri ditën e fundit në politikë

22 Mars 2022, 08:29 Nga DOSJA
Basha dha dorëheqjen! Spaho: Hileqar dhe i pabesë deri ditën e

TIRANË– Pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD-së, Edmond Spaho. Në një koment në Facebook, Spaho shkruan se Basha është njeri i pabesë që luan vetëm për interesa personale. Sipas deputetit, Spaho, Basha edhe në ditën e tij të fundit në politikë u soll si i tillë, duke dashur të kontrollojë PD-në në mënyrë që të shpëtojë nga dënimet që mund t’i vijnë më pas.

“Brava dhe disa sejmenë të tij në PD, por edhe analistët e kunatit, janë lëshuar në mbrojtje të skemës së tij të “dorëheqjes”. Brava është njeri pa shtyllë kurrizore, matrapaz dhe hileqar, i pabesë, që luan vetëm për interesa personale. Edhe ditën e tij të fundit në politikë nuk ngurroi të jetë i tillë. Interesi i tij i madh është të vazhdojë të kontrollojë PD-në për të shpëtuar nga dënimet që mund t’i vijnë nga larja e parave ruse në Amerikë dhe “Tojota Jaris” e Belgjikës, sikurse është folur gjërësisht në media. Për këto probleme të tija të mëdha dhe detyrimet ende të pambyllura që ka me Ramën, ai do të vazhdojë të tentojë të mbajë litarin zvarrë në PD me 3-4 sejmenët e tij.Demokratët  duhet të bashkohen, t’i besojnë votës së lirë dhe të zgjedhin në krye të PD-së, atë kandidat që ata i besojnë dhe ka dhënë prova. Imponimet dhe skemat nga “Heminguej Bar” nuk prodhojnë drejtues që të çojnë në fitore dhe do ta mbajnë Ramën në pushtet”.

Lulzim Basha dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kreut të Partisë Demokratike. Vendimin e tij Basha e komunikoi në një mbledhje me strukturat e PD-së, që po transmetohej drejtpërdrejt në media.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha edmond spaho dorehiqet lulzim basha edmond spaho

Sondazh

Poll