Aktualitet

Kanë mbërritur në Rinas, 5 autobusë me afganë largohen nga Shqipëria

21 Mars 2022, 22:08 Nga DOSJA
Kanë mbërritur në Rinas, 5 autobusë me afganë largohen

LEZHË- 5 autobusë me afganë janë larguar sot nga Shqipëria. Mësohet se afganët e larguar ishin stacionuar në Lezhë, ku dhe kanë qëndruar për disa muaj.

Ende nuk dihet se ku do të shkojnë këta afganë, por që momentalisht kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Gjithashtu bëhet me dije se pas këtyre lëvizjeve të afganëve është ambasada amerikane në vend.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë. Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët. Vendi ynë ka strehuar përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi afganet ne shqiperi

Sondazh

Poll