Aktualitet

320 mijë pula të ngordhura, zv.ministrja: U groposën, por jo në Durrës, s’e tregojmë vendin

21 Mars 2022, 20:37 Nga DOSJA
320 mijë pula të ngordhura, zv.ministrja: U groposën, por jo

TIRANË- Zvëndësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka deklaruar se të gjitha pulat e ngordhura janë groposur. Gjatë një komunikimi për mediat, Gjeci tha se pulat e ngordhura nuk janë groposur në Durrës, duke e mos treguar vendin. Ajo tha se nëpër pulari dhe ferma po vijon gjurmimi si dhe testimi i shpendëve.

“Të gjithë shpendët janë groposur. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari. Thirrje të gjithë fermerëve që në rast dyshimi për shpendët duhet të kontaktojnë me numrin jeshil të autoritetit kombëtar të vetenarisë. Ne jemi i jemi drejtuar jo vetëm bashkisë së Durrësit por edhe bashkive të tjera të zonës, dhe menjëherë sapo morëm konfirmimin e një vendi të përshtatshëm, u bë groposja e pulave. Nuk është në bashkinë e Durrësit,” tha Gjeci.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ermira gjeçi. gripi i shpendeve ne shqiperi ermira gjeçi. gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll