Aktualitet

Basha u dorëhoq, ambasada amerikane: Respekt! Vendosi interesat e partisë mbi të tijat

21 Mars 2022, 18:27 Nga DOSJA
Basha u dorëhoq, ambasada amerikane: Respekt! Vendosi interesat e

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e marrë nga Lulzim Basha për tu dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Në një status në Facebook, në faqen zyrtare, ambasada shkruan se ky vendim tregon vënien e interesave të partisë mbi ato personale. Ambasada uron që ky vendim të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua.

Reagimi i plotë:

Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll