Aktualitet

Dorëheqja e Bashës, Grupi i PD-së thirrje Rithemelimit: Të tërhiqet edhe Berisha 

21 Mars 2022, 18:05 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Grupi i PD-së thirrje Rithemelimit: Të

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje deputetëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së që të ofrojnë të njejtin mekanizëm për tërheqjen e Sali Berishës. Me anë të një njoftimi, ata kanë njoftuar se Berisha duhet të distancohet nga vendimarrja në PD. Bëhet me dije se Grupi Parlamentar është shprehur se janë të gatshëm të negociojnë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

Njoftimi i Plotë:

Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e doreheqjes se kryetarit te PD ne funksion te zgjdhjes se problematikës, qe ka shkaktuar nje përçarje të thellë nga qendra në bazë. Grupi parlamentar i ben thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

Grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociauar me anetaret e pezulluar te grupit parlamentar per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit. Grupi ngarkon strukturat pergjegjese per te pranuar nje grup te epp per te lehtesuar ndermjetesimin. Grupi vlereson se pas dakordesise i hapet rruga per:
A-Ndermarjen e nje fushate ndergjegjesuese ne baze per bashkim B-Pergatitjen e partise per zgjedhjet lokale C- Pergatitjen e kushteve te nevojshme per zgjedhje menjehre pas zgjedhjeve lokale.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha grupi parlamentar i pd dorehiqet lulzim basha grupi parlamentar i pd

Sondazh

Poll