Aktualitet

Basha u dorëhoq, Alibeaj thirrje Rithemelimit: Largoni Berishën, të shkojmë në zgjedhje

21 Mars 2022, 18:39 Nga DOSJA
Basha u dorëhoq, Alibeaj thirrje Rithemelimit: Largoni Berishën,

TIRANË– Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i ka bërë thirrje publike grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike që të zbatojnë të njëjtin mekanizëm si Lulzim Basha dhe të distancohen nga ish-kryeministri Sali Berisha për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Përpara mediave, Alibeaj lexoi qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar që u shpreh se është firmosur nga më shumë se gjysma e deputetëve. Kreu i grupit të PD-së tha se partia mund të shkojë në zgjedhje, e bashkua vetëm me distancimin e Berishës, njësoj siç bëri Basha.

Reagimi i plotë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.

GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin
mes demokratëve.
b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin
e partisë në bazë.
c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të
gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha enkelejd alibeaj dorehiqet lulzim basha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll