Aktualitet

Lulzim Basha dha dorëheqjen, Berisha: Të Bashkohen demokratët

21 Mars 2022, 17:20 Nga DOSJA
Lulzim Basha dha dorëheqjen, Berisha: Të Bashkohen demokratët

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen nga detyra të kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruans e tani përparësia e tij është bashkimi i demokratëve. Ndër të tjera, ai shkruan se i fton të gjithë që të demokratët të bashkohen për të forcuar Partinë Demokratike.

“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD! Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb,”-shkruan Berisha.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni
(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike doreheqja e lulzim bashes sali berisha doreheqja e lulzim bashes sali berisha

Sondazh

Poll