Aktualitet

Dorëheqja e Bashës, Bardhi: Drejtimin e PD-së e merr Alibeaj

21 Mars 2022, 19:01 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Bardhi: Drejtimin e PD-së e merr Alibeaj

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se në krye të PD-së përkohësisht do të jetë nënkryetari i saj Enkelejd Alibeaj. Këtë vendim, Bardhi e ka marrë pasi është konsultuar me nënkryetaren Jorida Tabaku, e cila hoqi dorë nga kryesia si dhe me kryetaren e Këshillit Kombëtar Arta Sakja.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Kryetarit të Partisë z. Lulzim Basha se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD për të ndihmuar në ringritjen e PD, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD znj. Arta Sakja.

Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy Nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e Partisë.

Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj,” tha Bardhi.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Basha mbledh strukturat, jep dorëheqjen para kamerave: Nuk isha për karrige!

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha enkelejd alibeaj gazment bardhi dorehiqet lulzim basha enkelejd alibeaj gazment bardhi

Sondazh

Poll