Politike

Noka: Brok i kërkoi Berishës të bëjë Bashën kryetar të një Komisioni

17 Mars 2022, 22:02 Nga DOSJA
Noka: Brok i kërkoi Berishës të bëjë Bashën

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se eurodeputeti gjerman Elmar Brok i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që ta bëjë Luzlim Bashën kryetar të një komisioni. I ftuar në emisionin ‘Log’ në Abc News, Noka tha se Basha po përdor mikun e tij në mënyrë që të përfitojë kohë, ndërkohë që gazetari Lorenc Vangjeli tha se Basha do bëhet kryetar i Komisionit të Integrimit.

Pjesë nga debati:

Alizoti: Më gjithë respektim për Zotin Brok, por zoti Brok nuk është askushi në politikën gjermane. Shqipëria është një ven Makiavelist. Unë e shoh shumë të parëndësishëm zotërinë për të bërë PD. Makiaveli ka një tezë, lideri duhet të jetë vetëm fitues. Njerëzit ndjekin fitues. Zoti Basha nuk e çon dot më PD-në në fitore.

Noka: Të jem i sinqertë e ka takuar për kortezi për shkak të njohje të vjetër. Dikur zoti Brok ka qenë mbështetës i PD në PE, ka kontribut në opozitën e parë të PD-së, për këtë gjë Berisha e ka takuar dhe pranoi ta takojë. Pse duhet të vijë një mik i zotit Basha të lobojë. Berisha njeh vetëm miq politikanë jo underground.

Xhafo: Çfarë i tha zotit Brok zotit Berisha?

Noka: Zotit Brok i ka kërkuar zotit Berisha që të jetë kryetar i një komisioni zoti Basha dhe të respektohet.

Vangjeli: Të jetë kryetar i Komisionit të Integrimit. Shpresoi të bëhej kryeministër i Shqipërisë dhe tani me ndihmën e lobistit të tij kërkon të bëhet.

Noka: Po përdor mikun e tij për të përfituar kohë. Nuk dua të them një ditë më shumë konto më shumë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elmar brok flamur noka lorenc vangjeli luzlim basha sali berisha elmar brok flamur noka lorenc vangjeli luzlim basha sali berisha

Sondazh

Poll