Aktualitet

Babai plagosi djalin me thikë, komshinjtë; si u prishën marrëdhëniet pas humbjes së nënës

21 Mars 2022, 15:30 Nga DOSJA
Babai plagosi djalin me thikë, komshinjtë; si u prishën

BERAT– Detaje të reja zbulohen nga plagosja me thikë e një 32-vjeçari nga babai i tij 66 vjeç, ngjarje që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas vdekjes së nënës së 32-vjeçarit, babë e bir jetonin vetëm të dy në banesë.

Renis (Andrea) Sheroku ishte kthyer në Renis (Andrea) Sherokupër festat e fundvitit pasi jetonte bashkë me të vëllanë jashtë vendit, por kishte vendosur që t’i qëndronte pranë nënës së sëmurë, deri në momentin që ajo ndërroi jetë. Por sot, babai i tij, Ramo Sheroku e ka qëlluar me thikë, për arsye që ende nuk dihen. 

Fqinjët e tyre, kanë bërë me dije se Sheroku ishte një njeri i alkoolizuar por pas vdekjes së gruas së tij, ai ishte zhytur më tepër në alkool dhe rrinte çdo ditë “tapë”, ndërsa djali sipas tyre ishte i urtë dhe i respektueshëm. Ndërsa sot, për aryse që nuk dihen kanë nisur që të konfliktohen duke e zgjatur edhe jashtë banesës së tyre, në lulishten përballë Varrezave të Dëshmorëve, aty ku edhe ndodhi plagosja.

Pas plagosjes, Renis (Andrea) Sheroku iu nënshtrua fillimisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Beratit dhe më pas u transportua drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që babai i tij ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit.

SHIKO EDHE KËTË:

E RËNDË/ Babai plagos me thikë djalin 32-vjeçar në Berat, dërgohet drejt Traumës (EMRAT)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet babai plagos djalin berat ramo sheroku renis (andrea) sheroku babai plagos djalin berat ramo sheroku renis (andrea) sheroku

Sondazh

Poll