Aktualitet

Dosja.al e denonconte çdo ditë, si e fshehu Ministria e Bujqësisë fshehu gripin e pulave

21 Mars 2022, 12:58 Nga DOSJA
Dosja.al e denonconte çdo ditë, si e fshehu Ministria e

TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka fshehur gripin e shpendëve, kjo nuk ka më dyshim! Prej më shumë se një jave, Dosja.al ka ngritur zërin duke denoncuar shfarrosjen e disa pularive në zonën e Durrësit, ku u raportua për ngordhjen masive të gati 1 milion shpendëve. Por vetëm përmes burimeve, pasi lajmi u konfirmua zyrtarisht vetëm më datë 19 mars. Teksa Dosja.al denonconte çdo ditë ndërsa ministria e mohoi se në Shqipëri kishte grip shpendës përmes një njoftimi të datës 16 Mars, por e justifikoi me një tjetër lloj virusi, laringotrakeiti infektiv.

“Nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani,”-bëri me dije zyrtarisht Ministria e Bujqësisë. Gjë që u rrëzua nga pranua nga pronari i firmës “Aiba”, i cili bëri me dije se ka që në datë 12 që ka lajmëruar Ministrinë, ndërkohë që personalisht i ka dërguar në Hungari mostrat për testime, duke nisur kështu tërheqjen e mallit nga marketet dhe pikat e tjera ku shpërndan. Gjithçka u mohua deri të dielën!

Të dielën, Ministria e Bujqësisë njoftoi se sëmundja në qarkullim ishte pikërisht ajo e gripit të shpendëve. 

“Një kampion i marrë sot, datë 19 Mars 2022, analizuar nga laboratori i referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ka rezultuar pas analizimit me metodën molekulare të avancuar RT-PCR, me praninë e influencës aviare, H5N8,”– thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë që sot, kompania AIBA, e vetmja deri më tani, ka bërë një deklaratë për mediat ku sqaron këndvështrimin e saj në lidhje me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve. Sipas tyre, që nga data 12 Mars, janë përballur me ngordhje të papritur të pulave në Xhafzotaj, e menjëherë kanë njoftuar përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

“Pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht konkluzioneve fillestare të nxjerra nga Laboratori i ISUV se kishim të bënim me infeksion Laringotrakeit Infektiv, me këmbënguljen tone të vazhdueshme duke i rekomanduar institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente qe të merrnin seriozisht dyshimet tona të forta, u morën kampione/mostra të tjera me date 19.03.2022. Brenda kësaj dite u kryen analizat përkatëse pranë Laboratorit të ISUV, ku rezultoi analize pozitive për Influence Aviare H5N8 (grip shpendësh)! Duam t’ju bëjmë me dije, se shoqëria AIBA, në asnjë rast nuk ka fshehur ngordhjen e pulave, dhe se çdo dite, qe prej datës 12.03.2022, ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezence të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente (AKVMB, etj.)! Ka qene përgjegjësi e jona profesionale qe të ishim të kujdesshëm në përhapjen e informacionit për publikun deri në verifikimin e plote zyrtar të shkaqeve të ngordhjes se papritur të pulave!,”-shkruan ndër të tjera kompania.

Ndërsa po sot, ekspertët e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka bërë me dije se kanë gjetur vendin ku do të groposin pulat e ngordhura, duke pretenduar se deri më tani numri i pulave të ngordhura është vetëm 163 mijë krerë, shifër më e vogël se ajo që ka raportuar Ministria e Bujqësisë. Ndërkohë problemi tani është fakti që pulat e ngordhura kanë mbetur në ambiente të hapura, duke u kthyer në rrezik për të gjithë banorët e zonës. Kjo pasi infeksioni i gripit të shpendëve transmetohet përmes kontaktit, por jo përmes konsumit.

Por a ka ndodhur gjë? Asgjë! Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar se kush ka thyer karantinën, por për njerëzit do mbajë njeri përgjegjësi? A po tërhiqen vezët dhe nënproduktet e pulët nga të gjitha pikat ku janë shpërndarë? Mban përgjegjësi ndokush për efektet që mund të japë tek organizmi i njeriut? Pse u vonua Ministria e Bujqësisë me verifikimin e virusit? Pse nuk reaguan në kohë institucionet kur virusi tashmë qarkullon prej kohësh në Evropë?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll