Aktualitet

VD-Pirgje me pula të ngordhura, ISUV: Ka rrezik, po s’na lë Bashkia Durrës t’i groposim

21 Mars 2022, 13:52 Nga DOSJA
VD-Pirgje me pula të ngordhura, ISUV: Ka rrezik, po s’na lë

TIRANË- Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka bërë me dije se kanë gjetur vendin ku do të groposin pulat e ngordhura, por nuk e kanë të konfirmuar akoma nga pushteti lokal. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë, qendra ku do të groposen shpendët edhe pse janë rrezik nëse qytetarët bien në kontakt me to. Kërkesa e parë është bërë tek Bashkia e Durrësit, po ky institucion ka refuzuar kërkesën.


“E kemi dedektuar duke analizuar shpendët e ngordhur, që nga data 13 deri në 19 kur kemi marrë kakasat e tyre, nuk mendoj që është periudhë e gjatë. Kjo është situata deri më tani. Asnjë masë për groposjen e pulave të ngordhura? Ne jemi duke ndjekur të gjithë procedurën duhet të ndajmë dy momente, kemi pasur laringo traketik. Ne jemi duke ndjekur procedurat, më tej…Ne jemi në vijim të procesit, nuk jemi ndalur me përgjigjen negative të Bashkisë Durrës. Jemi ende në tratativa. Vendi përcaktohet nga Bashkitë. Është risk që qëndrojnë ashtu, kemi bërë kërkesa të pafundshme. Pse nuk bëhet asgjesim termik? Bëhet për të mbrojtur konsumatorin sepse është sëmundje specifike. Ligji i parashikon të dyja metodat. Në proces nuk është vetëm Ministria e Bujqësisë. Duhet të gjendet vendi i duhur për gjendjen e vendit. Sot e kemi gjetur vendin. I jemi drejtuar të gjitha Bashkive. Kemi gjetur një brenda rrezes, do iu vëmë në dijeni për vendin sapo të kemi konfirmimin,”-u shprehën ekspertët.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi isuv gripi i shpendeve ne shqiperi isuv

Sondazh

Poll