Aktualitet

VD-Gripi i shpendëve/ Ka javë që qarkullon, Tana Kika: Nuk reshtëm në marrjen e mostrave

21 Mars 2022, 13:45 Nga DOSJA
VD-Gripi i shpendëve/ Ka javë që qarkullon, Tana Kika: Nuk

TIRANË– Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare për Veterinarinë dhe Mbrojtjen e Bimëve, Tana Kika deklaroi ditën e sotme se gripi i shpendëve ka javë që qarkullon në vendin tonë. Në konferencën për mediat, Kika shtoi se nuk janë reshtur së marri mostrat deri në momentin që kapën virusin e parë më 19 mars.


‘Kemi qenë të mirëinformuar me influencën aviare në vitin 2021 tek shpendët e oborreve. Menjëherë filloi hetimi epidemiologjik. Për një subjekt tjetër erdhën njoftimet e para më 12 mars, shpërbimet nuk reshtën marrjen e mostrave derisa më 19 mars arritëm të marrim virusin e gripit të shpendëve. Ne kaluam gripin e shpendëve, ku rast që është izoluar është pak specifik sepse qarkullon tek shpendët e oborrit, tek ata që kanë kontakt me shpendët e gjallë, duhet domosdoshmërisht kontakti i shpendëve. Ne në 2021 arritëm që ta mbanim jashtë komplekseve dhe rritjes së dozës virusale. I kemi bërë thirrje që nëse konstatohen shpendë të ngordhur,duhet të theksojmë se nuk ka vend për panik nëse konsumoni produkte, virusi është zonotik, e prek njeriun, por nuk ka asnjë rast të vërtetuar në botë se vjen nga konsumi, por vetëm nga kontakti. Konsumoni lirshëm ushqimin duke i zjerë dhe mos jeni të frikësuar nga infeksionet që vijnë nga këto produkte.’- tha Kika.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(k.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi tana kika gripi i shpendeve ne shqiperi tana kika

Sondazh

Poll