Aktualitet

TRAGJEDIA në Tropojë/Miniera me porta të kalbura, asnjë masë sigurie për jetën e minatorëve

21 Mars 2022, 14:01 Nga DOSJA
TRAGJEDIA në Tropojë/Miniera me porta të kalbura, asnjë

TROPOJË– Tragjedia në minierën e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës ishte e paralajmëruar. Porta hyrëse e galerisë ishte me drurë gjysmë të kalbur dhe disa kavo, ndërsa situata nëntokë akoma më e rëndë. Panorama raporton se administratorët nuk kishin marrë asnjë masë sigurie për të mos rrezikuar jetët e minatorëve që gërmojnë në thellësitë e tokës për të nxjerrë kromin. Mbi të gjitha këto miniera datojnë aty që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Shembja në minierën e kromit në Tropojë ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Lajthizë, rreth 1000 metra thellësi. Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj humbën jetën, ndërsa 4 minatorë të tjerë arritën të shpëtojnë. Disa orë më pas, drejtuesi teknik i subjektit, 45- vjeçari Adriatik Rexha, u vu në pranga. Për shkak të detyrës, sipas Policisë, ai duhej të merrte masat e sigurimit teknik para se minatorët të zbrisnin nën tokë. Por nga të dhënat e para, kjo nuk ka ndodhur, ndaj 45- vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në Punë. 

Në 6 vitet e fundit, mbi 30 minatorë kanë humbur jetën nga aksidentet nëpër galeritë e kromit, ndërsa numri më i madh i viktimave regjistrohen në minierat e qarkut të Dibrës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adil dautaj adriatik rexha afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje adil dautaj adriatik rexha afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje

Sondazh

Poll