Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Qindra mijë pula të ngordhura në Durrës, ISUV: S’kemi ku ti groposim!

21 Mars 2022, 08:54 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Qindra mijë pula të ngordhura në

DURRËR– SKANDAL! Gati 1 milionë pula kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se dëmin me të madh e ka pësuar firma “Rea”, ndërkohë që po ashtu virusi ka prekur edhe 80% të tufave të tjera nëpër pularitë e tjera. Të njëjtat burime bëjnë me dije se subjektet që janë prekur nga kjo ngordhje masive e pulave kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i groposur, ndërsa deri më tani i mbajnë brenda magazinave, të veçuara nga pulat e tjera. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë hapësire se ku do të groposen 320 mijë pulat e ngordhura, por gjithë çfarë dihet është jashtë Durrësit, pasi kjo Bashki nuk ka pranuar që t’i eliminojë në territorin e saj.

Sipas tyre, në të gjithë zonën që kanë në administratim, nuk ka një terren që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus. Ndërsa kanë sqaruar sot se ngordhja e pulave nuk ka ardhur vetëm si pasojë e gripit të shpendëve. Në deklaratën për shtyp, fillimisht në datën 12 mars ka pasur raportime nga vetë kompanitë për ngordhje masive të pulave të tyre, e sipas ISUV deri më datë 19 mars, një tjetër kompani, më konkretisht ‘Aiba’, ka raportuar të njëjtën problematike dhe në bazë të analizave, ku u konfirmua edhe rasti i parë i gripit të shpendëve në vendin tonë.

Sa i përket infektueshmërisë, drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, por shtoi se veza është e tërhequr nga tregu për arsye sigurie. Ndërsa mishi i pulës sugjerohet qe produktet të gatuhen mbi 75 gradë Celsius për të zhdukur çdo mikrob të mundshëm.

Megjithatë mënyra e vetme e infektimit deri më tani është kontakti me shpendët e infektuara.

 

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

S’akordohen dot me shifrat? ISUV: 163 mijë shpendë kanë ngordhur në Durrës

Pirgje me pula të ngordhura, ISUV: Ka rrezik, po s’na lë Bashkia Durrës t’i groposim

Gripi i shpendëve/ Ka javë që qarkullon, Tana Kika: Nuk reshtëm në marrjen e mostrave

LAJMI I FUNDIT/ Gripi i pulave, Ministria e Bujqësisë konferencë urgjente për mediat…

LAJMI I FUNDIT/ Gripi i pulave, Ministria e Bujqësisë konferencë urgjente për mediat…

Ministria e Bujqësisë fshehu gripin e pulave! Po me qytetarët ç’bëhet? Rreziku nga konsumi

Gripi i shpendëve/ Kosova merr vendimin DRASTIK, ndalon importin e pulave nga Shqipëria

Tre vatra për shkak të gripit të shpendëve, Bino: Nuk kemi asnjë rast tek njerëzit

Durrës/Ngordhja e pulave, pronari i “Aiba”: Situatë e rrezikshme, duhen asgjesuar të gjitha

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave

Ngordhja e pulave, Vojo Bregu: Ministria e Bujqësisë duhet të jetë në terren, ka rrezik!

Ngordhja e pulave, eksperti: Ka disa muaj, nisi me gjelat e detit. Tana Kika: Gënjeshtër!

Pamje ‘katastrofale’ nga Durrësi! “Mal” me pula të ngordhura, ç’po ndodh në Durrës (FOTO)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise durres gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll