Sport

Madrilenët u larguan nga ‘Bernabeu’ në minutën e 55-të: “Prisni, mund të pësojmë më shumë”

21 Mars 2022, 09:16 Nga DOSJA

SPANJE – Tifozët e Real Madridit e prisnin me padurim ditën e ‘El Clasico’. Mirëpo, iluzioni u kthye në zhgënjim, kur panë se Barcelona po shënonte gola me kalimin e minutave. Në minutën e 52-të erdhi goli i katërt i Barçës dhe bashkë me të u krijuar edhe ndjenja e ‘manitas’ së frikshme.

Qindra tifozë thanë mjaft dhe vendosën të largoheshin nga ‘Santiago Bernabéu’ me ndjenjën se ishin gjunjëzuar para rivalit të tyre të përjetshëm.

MARCA.com ndjeu opinionin e tifozëve që dilnin nga stadiumi me lojën ende në zhvillim e sipër dhe opinionet nuk mund të ishin më lapidare.

“Nuk e di se çfarë ndodh kur Barcelona vjen me një skuadër të denjë, ata na tundin. Prisni të mos na bëjnë shtatë”,- u shpreh një tifoz sapo u largua nga fusha në minutën e 55-të.

“Është gjëja më qesharake që kam parë të bëjë Real Madrid në jetën time”,- tha një tjetër. Po ky tifoz shtoi: “Në 24 vjet që kam ardhur në ‘Bernabeu’, është hera e parë që largohem herët”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-mesfushori i real madridit kundërshtar i real madridit shtyhet el clasico ish-mesfushori i real madridit kundërshtar i real madridit shtyhet el clasico

Sondazh

Poll