Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë!Kontrollohen 9 ‘shtëpi bari’, arrestohen 15 shqiptarë

21 Mars 2022, 12:31 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë!Kontrollohen 9

SPANJË– Banda shqiptare është shkatërruar në Spanjë. Në kuadër të operacionit të ashtuquajtur “Kultur-Romina”, agjentë të Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare spanjolle kanë shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare e cila merrej me trafikun e drogës dhe që vepronte në Malaga. Banda shqiptare kultivonte plantacione të marijuanës në shtëpi të mëdha të shpërndara në vende të ndryshme në provincë.

Hapat operacionalë të ndërmarrë treguan se ishte një organizatë kriminale që përdorte këtë dhe shtëpi të tjera për të rritur marijuanën në ambiente të mbyllura, raportojnë mediat spanjolle.

Nga hetimi është zbuluar se drejtuesit e rrjetit kriminal ishin ngarkuar me sigurimin e logjistikës së nevojshme për anëtarët e tjerë që kryenin detyrat e ruajtjes së banesave. Në kontrollet e kryera në 9 shtëpi u arrestuan 15 anëtarët e organizatës, të gjithë me kombësi shqiptare. Njëra prej shtëpive përdorej si tharëse për marijuanën që kultivohej në plantacionet e tjera, dhe aty u gjetën 127 kilogramë sytha të kësaj droge të gatshme për shitje. Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marijuane, 6336 euro para të gatshme, 3 automjete dhe 1 detektor të sistemit GPS.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje spanje arrestohen shqiptaret ne spanje spanje

Sondazh

Poll