Aktualitet

FOTO/ E kujt është droga? Sekuestrohen 40 pako marijuanë në kufirin greko-shqiptar

21 Mars 2022, 13:07 Nga DOSJA
FOTO/ E kujt është droga? Sekuestrohen 40 pako marijuanë në

GREQI- Sekuestrohen 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua në një rrugë bujqësore në Pogon të Janinës, ku mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar 40 pako që përmbanin 49 kg 928 gram marijuanë.

Sipas Typosthes, droga ishte e braktisur në një zonë kufitare të Janinës më pas u gjet nga punonjësit policisë. Hetimet për zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë në këtë rast po kryhet nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë së Janinës. Por mister mbetet ende se kujt i përkiste droga e kapur në kufi.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 50 kg droge ne kufirin grek 50 kg droge ne kufirin grek

Sondazh

Poll