Aktualitet

Vetëvaret në shtëpi Saimir Kuçi, i dyshuar si autor për grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu

21 Mars 2022, 12:55 Nga DOSJA
Vetëvaret në shtëpi Saimir Kuçi, i dyshuar si autor

TIRANË– Saimir Kuçi, një nga anëtarët e grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”, është gjetur mbrëmë i pajetë në banesën e tij në Tiranë. Ai u gjeti i pajetë nga familjarët e tij.

Kuçi u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në qershor 2018, Kuçi banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë ishte vënë në prangat e Policisë.

HISTORIA e KUÇIT

Saimir Kuci ishte anëtar i grupit ‘Hijet e Natës’, të cilët vodhën ambasadën daneze. Bashkë me Elton Likën, Kuçi konsiderohej si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve, madje kishte hyrë edhe në banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës por edhe objekte të rëndësisë së lartë. Edhe pse ishin 8 persona anëtarë, dy drejtuesit e grupit ishimElton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr. Ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit dhe ishin shumë të organizuar. Por kurrë nuk takoheshin me të tjerët në publik. Gjithmonë takoheshin dy e nga dy për të mos rënë në sy.

Skema e grabitjeve ishte thuasje e njëjtë me atë të Çangut. “Maskat” lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Të veshur si efektivë policie ata merrnin paratë e viktimave të tyre nën kërcënimin e armëve. Por duket se kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm pasi gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë lënë pas asnjë viktimë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu saimir kuçi dhunohet nazmi cangu saimir kuçi

Sondazh

Poll