Aktualitet

Ishte në arrest shtëpie, 59-vjeçari thyen ‘urdhrin’ dhe tenton të vjedhë një banesë

21 Mars 2022, 12:17 Nga DOSJA
Ishte në arrest shtëpie, 59-vjeçari thyen ‘urdhrin’

ELBASAN- Një 59-vjeçar,i identifikuar me iniciale B.L. është arrestuar, pasi akuzohet se gjatë kohës kur ka qenë në arrest shtëpie ai ka dalë nga shtëpia dhe ka tentuar të vjedhë një banesë. 59-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.L., 59 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ky shtetas, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases E. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e shtetit elbasan policia e shtetit

Sondazh

Poll