Aktualitet

Dhuna ndaj kuzhinierit/Vëllezërit Luka dinin çdo lëvizje të tij, morën ‘hak’ (SHKAK kunati)

21 Mars 2022, 11:16 Nga DOSJA
Dhuna ndaj kuzhinierit/Vëllezërit Luka dinin çdo lëvizje

TIRANË– Vëllezërit Luka morën ‘hak’ ndaj kuzhinierit Indrit Çela për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 muaj më parë. Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht mes kunatit të Çelës dhe vëllezërve Ernest dhe Donald Luka për parakalim të gabuar. Kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër rrahën fillimisht me mjete të forta dy vëllezërit për shkaqe banale, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Çela. Sipas policisë, në këtë sherr Çela nuk ka qenë person kyç, por kunati i tij. Ditën e rrahjes brutale të Çelës, vëllezërit Luka kanë pasur informacion se ai do të lëvizte, ndërsa e kanë pritur dhe e kanë rrahur.

Mbetet e paqartë pse dy vëllezërit kanë rrahur Çelën pasi ai nuk ka qenë autori kryesor i rrahjes së para pesë muajve. Ernest Luka ka pranuar autorësinë e ngjarjes pas arrestimit. Pritet që të merret në pyetje edhe kuzhinieri.

Kuzhinieri i njohur u dhunua dy ditë më parë në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë. Indrit Çela ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart me targa AA 062 LR, por në një moment i kanë prerë rrugën dhe e kanë nxjerrë zvarrë me dhunë nga 2 vëllezërit, të cilët me grushta dhe me një levë hekuri e kanë dhunuar brutalisht, ndërkohë që në mjet me të ka qenë dhe bashkëshortja e tij. Në momentin që në spital mbërriti Policia, 39-vjeçari deklaroi se në fakt thjesht kishte bërë një aksident me makinë dhe në asnjë moment nuk ka pranuar që të jetë rrahur.

Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij, Alfio Rrotani. Të dy kanë qenë pjesë e emisionit “MasterChef Albania”, e së bashku kanë qenë pronarë të një restoranti në qendër të Tiranës. Por përveç Çelës, emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte si shef kuzhine në restorantin e djalin e tij. Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur nga SPAK.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet indrit cela donald luka ernes luka dhunohet indrit cela donald luka ernes luka

Sondazh

Poll