Sport

Di Lorenzo humbet ‘play-offin’ e Botërorit: dëmtim në gju. De Sciglio e zëvendëson

21 Mars 2022, 09:09 Nga DOSJA

ITALI – Trajneri i Kombëtares, Roberto Mancini, humbet Giovanni Di Lorenzon për ‘play-offin’ e Kupës së Botës. Në mëngjes, mbrojtësi i Napolit, i cili doli nga fusha në ndeshjen ndaj Udineses, iu nënshtrua testeve në Coverciano, të cilat treguan një dëmtim të shkallës së dytë të gjurit të djathtë.

Di Lorenzo doli nga ‘Maradona’ me paterica dhe shprehja e tij nuk ishte e mirë. Ai tani është larguar nga skuadra ‘azzurre’, do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore në ditët në vijim.

Di Lorenzo ishte përfshirë në listën e 33 lojtarëve të kombëtares për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut më 24 mars në Palermo.

Trajneri Mancini menjëherë e ka zëvendësuar, ai ka thirrur në vend të tij mbrojtësin e krahut të Juves, Mattia De Sciglio, i cili është preferuar para Kalabrias së Milanit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport humbet giovanni di lorenzo roberto mancini i kishte refuzuar trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini humbet giovanni di lorenzo roberto mancini i kishte refuzuar trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini

Sondazh

Poll