Aktualitet

Kursim energjie! Sot është pushim për punonjësit e administratës

21 Mars 2022, 07:10 Nga DOSJA
Kursim energjie! Sot është pushim për punonjësit e

TIRANË- Ditën e sotme, punonjësit e administratës e kanë pushim. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se do të bëhet edhe një tjetër mbledhje qeverie që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, për të kursyer, jo për ekologji. Kryeministri solli në vëmendje se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka nxjerrë një plan me 10 pika për kursimin e energjisë dhe të naftës.

“Dy prej këtyre pikave ne i kemi diskutuar dhe i kemi në draftplanin tonë të kursimeve të energjisë dhe naftës. Agjencia përmendte një gjë që ne e kemi diskutuar dhe do ta bëjmë. Ne kemi vendosur në mbledhjen e qeverisë që dita e hënë të jetë pushim dhe do të bëjmë një tjetër mbledhje qeverie që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, për të kursyer, jo për ekologji. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka caktuar ditën e diel pa makina. Po ashtu plani ka edhe 3 ditë mosvajtje në punë dhe punë nga shtëpia si në kohën e pandemisë, për shkak kursimi. Kjo është situata”, shkruan Rama.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dite pushimi edi rama dite pushimi edi rama

Sondazh

Poll