Bota

Aksident i shumëfishtë në Kosovë! Përplasen 4 mjete, plagosen 18 persona

21 Mars 2022, 07:40 Nga DOSJA
Aksident i shumëfishtë në Kosovë! Përplasen 4 mjete,

KOSOVË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kosovë. Në aksident u përfshinë 4 mjete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës dhe si pasojë janë lënduar 18 persona. Mediat në Kosovë raportojnë se të lënduarit janë dërguar me ambulancë dhe me makina private në Spitalin Regjional të Pejës, ndërsa ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.

Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”,thuhet në njoftimin e policisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora aksident në kosovë kosove aksident në kosovë kosove

Sondazh

Poll