Bota

Panik në Ukrainë! Sulmet ruse, thirrja: Rrjedhje kimike në central, strehohuni nën tokë

21 Mars 2022, 07:18 Nga DOSJA
Panik në Ukrainë! Sulmet ruse, thirrja: Rrjedhje kimike në

UKRAINË– Guvernatori i rajonit të Sumy, Dmytro Zhyvytsky bën me dije se një rrjedhje amoniaku është regjistruar në impiantin kimik të Sumykhimprom si pasojë e një sulmi rus.

Autoritetet këshillojnë banorët e këtyre zonave të tregojnë kujdes dhe nëse ndjejnë aromën e amoniakut, të strehohen nën tokë, ose nëse nuk kanë mundësi të hapin dushin dhe të marrin frymë përmes një lecke të lagur. Ndërkohë që sipas autoriteteve, banorët e qytetit të Sumy nuk janë të kërcënuar.

Avionët e ushtrisë ruse bombarduan në një perimetër 2.5 km rreth centralit kimit, përfshirë fshatrat e Novoselytsya dhe Verkhnya Syrovatka. Sulmet ruse në Ukrainë futen sot në ditën e 26-të, aty ku priten që të nisin edhe bisedime mes dy shteteve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll