Bota

Lufta në Ukrainë, Epic Games: Do mbledhur të ardhura në mbështetje të Ukrainës

20 Mars 2022, 20:49 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Epic Games: Do mbledhur të ardhura në

SHBA- Epic Games ka njoftuar se, midis 20 marsit dhe 3 prillit, do t’i japë të gjitha të ardhurat nga loja e saj e njohur në internet Fortnite për përpjekjet humanitare në Ukrainë. BBC shkruan se në një deklaratë, gjigandi i lojërave tha se Microsoft, pronari i Xbox-it, gjithashtu do të bënte të njëjtën gjë dhe të ardhurat do të shkonin për bamirësi Direct Relief, si dhe për tre agjenci të OKB-së, duke përfshirë Programin Botëror të Ushqimit.

Skema përfshin të gjitha blerjet e Fortnite me para reale, duke përfshirë paketat V-Buck dhe Battle Passes të dhuruara. Ukraina ka qenë prej kohësh një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të lojërave në Evropë dhe shumë firma në industri kanë njoftuar mbështetjen e tyre për vendin.

Activision Blizzard – më i njohur për zhvillimin e Call of Duty, Overwatch dhe World of Warcraft – ka ndaluar shitjet e tij në Rusi. Ndërkohë botuesi i Elden Ring Bandai Namco ka njoftuar se po dhurongati 848,000 dollarë (643,000 £) për të shpëtuar fëmijët, në mbështetje të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota epic games lufta ukraine-rusi epic games lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll