Bota

Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Jam i gatshëm për negociata

20 Mars 2022, 06:29 Nga DOSJA
Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Jam i

UKRAINË-25 ditë luftë dhe vendi nuk po gjen qetësi. Sot kanë nisur evakuuimet e banorëve nga Luhansku, ndësa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje përsëri për bisedime paqeje dhe ka dënuar “krimet e luftës” në Mariupol që “do të mbahen mend për shekuj”.

Zelensky tha të dielën se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë Botërore”. Luftën e tretë botërore e paralajmëroi edhe gjenerali britanik Sir Mike Jackson, i cili tha se situata mund të agravohet deri në përdorimin e armëve bërthamore.

Ai tha se forcat ruse kanë shkuar në Ukrainë për t’i vrarë dhe se ata duhet të tregojnë se janë në gjengje ti kundërpërgjigjen. Më shumë se 7, 200 njerëz u evakuuan sot pas marrëveshjes për korridoret humanitare me Rusinë, sipas zëvendëskryeministrit ukrainas. Këtu përfshihen më shumë se 4000 njerëz nga Mariupol.

Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor të Kreminës, duke vrarë 56 persona. Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk nga një tank ”në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”. Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se ishin 15 të mbijetuar, të cilët u rrëmbyen nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut) në shkollën rajonale të konviktit geriatrikë.

Të paktën 847 civilë ukrainas, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas OKB-së. Të dhënat e tyre përfshijnë të paktën 1,399 civilë të plagosur,78 prej tyre fëmijë. OKB-ja tha se shumica e viktimave u shkaktuan nga bombardimet dhe sulmet ajrore dhe numri aktual është shumë më i lartë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Topat kundërajrore në gadishmëri, dëgjohen disa shpërthime në Kiev

Ministria ruse e Mbrojtjes: Zyrtarët e Mariupolit duhet të dorëzohen, jeni të rrethuar

Ministria e Mbrojtjes: Rusia ofron hapjen e korridore humanitare nga Mariupol

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Më shumë se 7200 njerëz u evakuuan sot nga Mariupoli

Gjenerali britanik: Situata në Ukrainë mund të sjellë Luftën e III Botërore

Lufta në Ukrainë, Epic Games: Do mbledhur të ardhura në mbështetje të Ukrainës

Përditësimet e fundit në Ukrainë, çfarë ka ndodhur sot gjatë ditës nga lufta

Çfarë janë armët hipersonike dhe kush i disponon ato?

Skenarët/ Si do jetë “rënia” e Putinit, mundësitë: Aksident, helmim apo sëmundje e papritur

Johnson bisedon me Zelensky: Mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën

Ambasadorja e SHBA në OKB: Shqetësuese dërgimet me forcë të mijëra ukrainas në Rusi

E nisur për në Ukrainë? Kolona ushtarake me gjashtë koka bërthamore kalon në Angli

Policia ukrainase: Sulm ajror në rajonin e Kievit, nuk dihet nëse ka viktima

Lufta në Ukrainë, jeta përmes pamjeve, si e kalojnë ditën ukrainasit në Lviv

Shefi i hekurudhave të Ukrainës: Bjellorusët e ndershëm ndërprenë furnizimet ruse

Lufta në Ukrainë, zhvillimet e fundit, nga ikja e njerëzve deri te bombardimet në shkolla

Çavuşoğlu: Turqia dëshiron që të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të

OKB: 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

Zelensky në parlamentin izraelit: Ne duam të jetojmë, por fqinjët na duan të vdekur.

Rusia e konfirmon: Ukrainasit vranë zvkomandantin e flotës detare

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Ukrainë, udhëtimi në Evropë do të…

Ish-presidentja kroate: E kam parashikuar agresionin e Putin ndaj Ukrainës

Le Maire: Franca nuk i përjashton sanksionet energjetike kundër Rusisë

Austin: Agresioni rus në Ukrainë, moskokëçarës dhe i pamëshirshëm

Jahte, avione dhe kompani të shumta, këta janë oligarkët rusë që rrotullohen rreth Putinit

Zelensky i gatshëm për negociata por paralajmëron: Nëse dështojnë fillon Lufta III Botërore

‘Këto 30 monedha jepjani eprorëve’, gjesti i oficerit ukrainas ndaj ambasadorit bjellorus

Johnson thirrje Kinës: Mos rrini duarkryq, dënoni Rusinë për luftën në Ukrainë

Vendet e tyre në luftë, rusët dhe ukrainasit ‘ndajnë’ pushimet në Egjipt

Papa Françesku: Ndalni luftën në Ukrainë, është një masakër e pakuptimtë

Një tjetër ushtarak, Ukraina thotë se ka vrarë një oficer të marinës ruse

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Ukrainë (ZHVILLIMET)

Raporti: Rusia ka humbur pothuajse 15,000 trupa që nga fillimi i luftës

56 të vrarë pasi trupat ruse hapën zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Kremin

Ish-shefi i inteligjencës: Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa ne e furnizojmë me armë

UNICEF: Miliona fëmijë të zhvendosur nga lufta e Rusisë në Ukrainë

FOTO/ Pasoja e bombardimeve ruse në Chernihiv

Mbi 14 mijë ushtarë të vrarë, morgjet bjelloruse të mbushura me trupat ruse

Shkatërrohet fabrika e hekurit dhe çelikut pranë Mariupolit

Avancimi i forcave ruse, Ukraina i druhet një sulmi në perëndim nga Bjellorusia

Analizë nga BBC: Agjentët perëndimorë kërkojnë të futen brenda kokës së Putinit

Tsavusoglu: Rusia dhe Ukraina janë afër marrëveshjes për çështjet kritike

‘Gratë janë përdhunuar për orë të tëra’, zvkryeministrja e Ukrainës jep detaje tronditëse

Oficeri ukrainas thirrje Biden dhe Macron: Na jepni ndihmën që na premtuat

Mbyllja e hapësirës ajrore rus, linjat e fluturimit kanë gjetur rrugë të reja

Rusia lëshoi raketa hipersonike drejt anijeve në Detin e Zi dhe Kaspik

Zelenskyy njoftoi ndalimin e 11 partive pro-ruse

SHBA i kërkon Turqisë që t’i japë Ukrainës sistemin “S-400” kundër avionëve rus

LUFTA/ 71 jetimë u evakuuan nga Sumy

Ukrainë/ Rusia po bllokon ndihmën humanitare

Sulmet në qytet/Zelensky: Ajo që Rusia po i bën Mariupolit do të mbahet mend për shekuj

Forcat ruse bombardojnë shkollën që strehonte 400 civilë në Mariupol

‘Sanksionet janë të ashpra’, Kina i del krah Rusisë dhe sulmon NATO-n: Duhet të shpërbëhet

Pasi dënoi sanksionet ndaj Rusisë, Kina thotë se është në anën e duhur të historisë

Australia shpall skemën e re të vizave humanitare për ukrainasit

Lufta në Ukrainë/ Numri i refugjatëve mund të shkaktojë krizën më të madhe në këtë shekull

Synimet e vazhdueshme mbi Ukrainën dhe gabimet strategjike të Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll