Bota

Ministria ruse e Mbrojtjes: Zyrtarët e Mariupolit duhet të dorëzohen, jeni të rrethuar

20 Mars 2022, 21:41 Nga DOSJA
Ministria ruse e Mbrojtjes: Zyrtarët e Mariupolit duhet të

UKRAINË- Ministria ruse e Mbrojtjes u ka bërë thirrje autoriteteve lokale të Mariupolit që t’ia dorëzojnë qytetin forcave ruse. CNN shkruan se agjencia e lajmeve ruse Novosti Ria ia atribuoi raportimin e saj komenteve të bëra nga kreu i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Mbrojtjes të Federatës Ruse, gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev.

“U bëjmë thirrje banditëve të urryer, të cilët janë përgjegjës për qindra jetë të njerëzve të pafajshëm dhe tani e quajnë veten përfaqësues të autoriteteve zyrtare lokale, të këtij qyteti unik Mariupol. Jemi të vetëdijshëm se në situatën aktuale pak varet nga ju, pasi jeni nën kontrollin e plotë të batalioneve nacionaliste, por shpresojmë shumë që ju, përfshirë edhe kryetarin e qytetit, t’ju mbetet të paktën diçka njerëzore, të paktën. një ndjenjë dhembshurie për civilët që ju janë besuar”, tha Mizintsev.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mikhail mizintsev lufta ukraine-rusi mikhail mizintsev

Sondazh

Poll