Bota

Situata e rëndë në Ukrainë! Biden niset drejt Polonisë, në AXHENDË takimi me aleatët

21 Mars 2022, 07:33 Nga DOSJA
Situata e rëndë në Ukrainë! Biden niset drejt Polonisë,

POLONI- Këtë javë Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni. Sipas NYpost, Joe Biden do të vizitojë këtë javë disa shtete europiane për të diskutuar situatën e rëndë në Ukrainë me NATO-n dhe aleatët europianë, pasi Rusia vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.

“Biden do të fluturojë për në Varshavë të premten pas udhëtimit të tij në Bruksel, ku ai është planifikuar të takohet me aleatët e NATO-s, liderët e G7 dhe liderët e Bashkimit Evropian për të diskutuar përpjekjet humanitare në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike ndaj Rusisë”-tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ai do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda të shtunën për të diskutuar se si SHBA dhe aleatët e saj po i përgjigjen krizës humanitare që ka krijuar lufta e Rusisë.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”,-tha Psaki.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll