Sport

Abraham dhe Pellegrini asgjesojnë Lazion, Roma i shënon tri gola Strakoshës në 45 minuta

20 Mars 2022, 19:11 Nga DOSJA
Abraham dhe Pellegrini asgjesojnë Lazion, Roma i shënon tri gola

ITALI- Derbi i kryeqytetit shkon për Romën. Në javën e 30-të të Serie A skuadra verdhekuqe mund Lazion me shifrat 3-0. Një sfidë e dominuar nga skuadra e Mourinhos, goli i parë do të shënohej në minutën e 1′ me anë të Abraham, do të ishte përsëri sulmuesi anglez që do të shënonte në minutën e 22′.

Lazio nuk kishte më moral për të ndryshuar fatet e takimit dhe u dorëzuan totalisht. Në minutën e 40′, do të ishte Pellegrini që nga goditja e dënimit do të realizonte një super gol duke mposhtur Thomas Strakoshën. Në pjesën e dytë shifrat mbetën të pandryshuar.

Me këtë fitore Roma parakalon pikërisht Lazion dhe ngitet në vendin e 5 në renditje me 51 pikë, ndërsa bardhekaltërit zbresin në vendin e 6 me 49 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio roma lazio roma

Sondazh

Poll