Sport

Skënderbeu ndal Kukësin, por pika nuk i bën punë për misionin mbijetesë

20 Mars 2022, 18:24 Nga DOSJA
Skënderbeu ndal Kukësin, por pika nuk i bën punë për

KORÇË– Nuk ka fitues në takimin mes Skënderbeut dhe Kukësit në javën e 26-të të Superiores. Takimi zhvilluar në Korçë përfundoi me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk i bënë punë skuadrës së Gegës për misionin mbijetesë.

Goli i parë dhe që zhbllokoi rezultatin u realizua nga Gjelbrim Taipi,I cili e goditi topin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e verilindorëve, të cilët edhe dominuan më shumë këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë realizuan korçarët, të cilët mundën të merrnin barazimin po nga pika e bardhë e penalltisë, me Zguron që shënoi në minutën e 51’. Pas kësaj ndeshje Kukësi vijon të renditet i treti me 43 pikë, teksa Skënderbeu qëndron i fundit me 19 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi skenderbeu kukesi skenderbeu

Sondazh

Poll