Sport

Rikthimi i Messit te Barça? Xavi nuk fshihet: “Dyert për të dyert janë gjithmonë të hapura”

20 Mars 2022, 05:59 Nga DOSJA

SPANJE – Spekullimet nuk kanë fund. Skenarët po ashtu. Fishkëllimat e tifozëve në ‘Parc des Princes’, pas eliminimit nga Champions League nga Real Madridi nuk e kanë kursyer as Lionel Messin, eksperienca pariziene e të cilit deri tani është mbushur me zhgënjime dhe kritika, sesa lojëra të një klasi tjetër.

Një situatë që padyshim nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në Barcelonë, ku tashmë parashikohen skenarë të një rikthimi të bujshëm të argjentinasit, vetëm një vit pas lamtumirës së papritur.

Për këtë temë foli edhe Xavi, i pyetur nga gazetarët në konferencën e shtypit para “El Clasicos”, teksa ai po prezantonte skuadrën e përzgjedhur për ndeshjen e Madridit:

“Unë mendoj se Leo është lojtari më i mirë në histori i këtij klubi dhe i futbollit në përgjithësi. Për të dyert do të jenë gjithmonë të hapura, të paktën për sa kohë që unë jam trajner. Por ai ka një kontratë me Paris Saint-Germain. Sa për mua dhe për aq sa na ka dhënë, ai është absolutisht i lirë të vijë të shohë seancat stërvitore dhe të flasë me mua kur të dojë.”

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport al-khelaïfi e përgëzoi messin bashkëlojtar i messit te barcelona champions league me psg champions league nga katalanasit lionel messin lionel messin të largohej trajneri ‘blaugrana’ xavi al-khelaïfi e përgëzoi messin bashkëlojtar i messit te barcelona champions league me psg champions league nga katalanasit lionel messin lionel messin të largohej trajneri ‘blaugrana’ xavi

Sondazh

Poll