Sport

La Liga/ Atletico Madrid kalon Vallecanon, skuadra e Simeones tani e treta…

20 Mars 2022, 06:42 Nga DOSJA
La Liga/ Atletico Madrid kalon Vallecanon, skuadra e Simeones tani e

SPANJE – Në pritje të ‘El Clasicos’ (21:00) në mbrëmje, Atletico Madrid mposhti Rayo Vallecanon 1-0 jashtë fushe dhe kalon Barcelonën me 3 pikë, duke u renditur i vetëm në vendin e tretë të La Ligas (‘blaugranët’ kanë dy ndeshje më pak).

Gjithashtu, për javën e 29-të u zhvilluan edhe tri takime të tjera, Valencia fitoi 1-0 ndaj Elches, duke shpresuar ende për Europën. Suksese arritën edhe për Osasuna dhe Granada.

Rayo Vallecano-Atletico Madrid 0-1
Atletico Madrid arrin suksesin e pestë radhazi në La Liga falë fitores 1-0 në fushën e Rayo Vallecano, duke u renditur në vendin e tretë me 54 pikët (+3 më tepër se Barcelona dhe -2 nga Betis i dyti). Asgjë nuk ndodhi në pjesën e parë të kësaj ndeshje, pa shumë episode. Me nisjen e fragmentin e të dytë, skuadra e Simeones kalon në avantazh në minutën e 49-të: Koke shkëmben me Joao Felix nga skaji, godet dhe topi përfundon në rrjetë. Atletico mund ta dyfishonte epërsinë në të 60-ën me Griezmann, që ballë për ballë me portierin kundërshtar hipnotizohet. Vallecano dështoi për të barazuar 1-1 me Ntekan 10 minuta nga fundi. Në të 85′ Correa përjashtohet për shkak të protestave të ashpra ndaj arbitrit, por rezultati nuk do të ndryshonte gjithsesi.

Ndeshje të tjera
Fitore e vlefshme për Valencian, e cila është ende teknikisht në garë për vendin e fundit në Europë: mundi 1-0 Elchen në shtëpi, falë golit të Guedes në minutën e 50-të. Real Sociedad, i gjashti, tani 7 pikë larg. Gjithashtu edhe Osasuna fitoi 3-1 ndaj Levantes në shtëpi, falë golave ​​të Avila (44′), Budimir (57′) dhe Brasanac (64′) dhe tani është i dhjeti në renditje. Së fundi, 3 pika të rëndësishme për Granadën në fushën e Alaves të parafundit: Mysafirët fituan 3-2 me golin e fitores nga Luis Suarez në minutën e 87-të. Tani Granada është +4 pikë më larg nga zona e rënies.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aventura e atletico madridit dhe pa joao felix të dëmtuar është stërvitur me barcelonën mesfushori koke përpara atlético madridit aventura e atletico madridit dhe pa joao felix të dëmtuar është stërvitur me barcelonën mesfushori koke përpara atlético madridit

Sondazh

Poll