Sport

Fyerje raciste ndaj Maignan, më pas përleshje në fushë: çfarë ndodhi në Cagliari-Milan

19 Mars 2022, 22:17 Nga DOSJA
Fyerje raciste ndaj Maignan, më pas përleshje në fushë:

ITALI– Ndeshja mes Cagliarit dhe Milanit u mbyll me polemika. Pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, shpërtheu një përleshje në fushë që përfshiu të gjithë lojtarët dhe stafin e dy skuadrave.

Çfare ndodhi? Tomori shkoi te Mike Maignan dhe përqafoi këtë të fundit, kur nga tribunat u dëgjuan disa thirrje raciste duke acaruar portierin. Ai reagoi ndaj tifozëve dhe në këtë moment ndërhynë lojtarët e Cagliarit që e sulmuan.

Kjo bëri që në fushë të shpërthente një sherr masiv mes lojtarëve, që evituan kacafytjen vetëm si pasojë e ndërhyrjes së stafeve të dy skuadrave, me Piolin e Maldinin që shtynin lojtarët e tyre duke i larguar.Trajneri i Milanit komentoi në Sky atë që kishte ndodhur: “Mike ma tha këtë. Dikush e kishte ofenduar. Më vjen keq kur ndodhin këto gjëra”.

Cagliari fans racially abusing Tomori and a fight starts between both the teams

What you’ll think happened⁉️ pic.twitter.com/vmeg1AQ8Cu

— UCL_IN (@Samirr72) March 19, 2022


E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cagliari milan tomori cagliari milan tomori

Sondazh

Poll