Sport

“OSKAR I ZI” për Dinamon! Penallti e humbur nga Ibrahimi dhe 0 pikë në derbi ndaj Tiranës

19 Mars 2022, 17:59 Nga DOSJA
“OSKAR I ZI” për Dinamon! Penallti e humbur nga Ibrahimi dhe 0

ELBASAN– Tirana me një dorë te titulli kampion. Skuadra bardheblu fiton ndaj Dinamos me shifrat 0-1. Mjaftoi një gol i David në minutën e 69′ që bardheblutë të dilnin me tri pikë nga ky takim.

Më pas, Dinamo u mundua të reagonte por krijoi pak para Bekajt dhe në rastin më të mirë që kishte, një penallti të shkaktuar nga Zhivanaj, e humbi me anë të Ibraimit i cili u neutralizua nga portieri i bardhebluve.

 

Kështu, Tirana shkon në +13 nga ndjekësi më i afërt, ndërsa Dinamo mbetet e parafundit dhe tashmë sheh t’i largohen rivalët direkt për mbijetesën, duke komplikuar edhe më shumë pozitat e saj në betejën për të qëndruar në elitë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo tirana dinamo tirana

Sondazh

Poll