Sport

Atletikë/ Regjia serbe nuk e shfaq flamurin, Kosova bën gati ankesën në Federatë

19 Mars 2022, 19:41 Nga DOSJA

BEOGRAD– Gresa Bakraqi ishte sportistja e vetme nga Kosova që garoi në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura në Beograd. Gresa u përfaqësua me inicialet “KOS” në fanellë, teksa ajo garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minutë e 28.40 sekonda.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës, kishin vendosur që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium.Megjithatë, as regjia serbe nuk e shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën “KOS”.

Në lidhje me këtë, Komiteti Olimpik i Kosovës dje njoftoi se së bashku me Federatën Atletike të Kosovës janë ankuar menjëherë në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.Mirëpo, flamuri i shtetit të Kosovës nuk figuron as në rezultatet zyrtare të publikuara në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës “ëorld Athletics”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletike beograd gresa bakraqi kosove atletike beograd gresa bakraqi kosove

Sondazh

Poll